Sales Account Manager
Albanian Courier / United Transport Sh.p.k.
/job-details/10746
**Bashkohu me United Transport SHPK (Albanian Courier): Sales Account Manager**
Rruga Industriale Dytësore Vorë-Tiranë, Full-time |
**Mid–Level**
**United Transport SHPK (Albanian Courier)**
operon në sektorin e transportit dhe magazinimit, me fokus në shërbimet CEP (Courier, Express and Parcel). Kompania ofron shërbime postare dhe korrieri në Shqipëri dhe Kosovë përmes markës Albanian Courier, si edhe shërbime ndërkombëtare në cilësinë e “Authorised Service Contractor for UPS in Albania”.
Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të aktivitetit tregtar, synojmë të zgjerojmë portofolin e klientëve dhe të forcojmë marrëdhëniet me klientët ekzistues.
Për këtë arsye, kërkojmë një
**Sales Account Manager**
, i/e cili/a do të ketë një rol kyç në zhvillimin e aktivitetit tregtar, përmes menaxhimit të marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe krijimit të mundësive të reja të biznesit. Roli fokusohet në zgjerimin e portofolit të klientëve dhe arritjen e objektivave të shitjes. Pozicioni do të mbulojë të gjithë procesin e shitjes, nga kontakti fillestar, prezantimi i shërbimeve dhe identifikimi i nevojave të klientit, deri te përgatitja e ofertës, negocimi dhe finalizimi i kontratës. Gjithashtu, do të sigurojë ndjekjen e vazhdueshme të marrëdhënieve me klientët dhe koordinimin me departamentet përkatëse për ofrimin korrekt dhe në kohë të shërbimeve.
**Çfarë përfshin roli**
· Realizon aktivitetin e shitjes dhe punon për arritjen e objektivave individuale të shitjeve, në përputhje me objektivat e përcaktuara të departamentit.
· Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet tregtare me klientët ekzistues dhe potencialë të kompanisë.
· Prezanton dhe promovon shërbimet postare, të korrierit dhe logjistikës, në përputhje me nevojat e klientëve dhe strategjinë tregtare të kompanisë.
· Identifikon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhjet dhe shërbimet më të përshtatshme.
· Përgatit dhe prezanton oferta tregtare, negocion kushtet e bashkëpunimit dhe ndjek klientët deri në finalizimin e kontratës.
· Identifikon vazhdimisht mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
· Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët, duke krijuar mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e volumit të shërbimeve.
· Ndjek ecurinë e kontratave dhe adreson kërkesat ose problematikat e klientëve, duke siguruar zgjidhje efektive dhe një nivel të lartë shërbimi.
· Koordinon me departamentin operacional dhe funksionet e tjera përkatëse për të garantuar realizimin korrekt dhe në kohë të shërbimeve ndaj klientëve.
· Monitoron tregun, tendencat e sektorit dhe aktivitetin e konkurrentëve, duke identifikuar mundësi të reja tregtare.
· Mban të përditësuara të dhënat mbi kontaktet, lead-et, ofertat, kontratat dhe statusin e shitjeve.
· Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin tregtar, performancën e shitjeve dhe ecurinë e portofolit të klientëve.
· Respekton procedurat e shitjes, standardet e shërbimit, etikën profesionale dhe politikat tregtare të kompanisë.
**Kandidati/ja ideal/e sjell:**
· Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, Juridik ose fusha të ngjashme.
· Minimumi 2 vite përvojë në shitje, zhvillim biznesi ose role të orientuara drejt klientit.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
· Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
· Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektiva.
· Motivim të lartë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
· Aftësi për analizimin e të dhënave të shitjeve dhe përgatitjen e raporteve përkatëse.
· Njohuri shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel).
· Leje drejtimi automjeti, Kategoria B.
**Përbëjnë avantazh:**
· Eksperienca në sektorin e shërbimeve postare, transportit, logjistikës ose industri të ngjashme.
· Eksperienca në menaxhimin dhe zhvillimin e një portofoli klientësh.
· Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.
**Çfarë ofrojmë**
· Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktivitetit tregtar dhe të marrëdhënieve me klientët.
· Mundësinë për të kontribuar në zgjerimin e portofolit të klientëve dhe në rritjen e biznesit.
· Mundësinë për të punuar në një kompani të konsoliduar në sektorin e shërbimeve postare, të transportit dhe logjistikës.
· Eksperiencë pune me shërbime vendase dhe ndërkombëtare.
· Mjedis profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
· Hapësirë për iniciativë, përgjegjësi dhe rritje profesionale.
· Paketë kompensimi konkurruese, në përputhje me eksperiencën
**.**
**Aplikimi:**
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në:
**hr@albaniancourier.al**
**;**
**Afati i aplikimit:14.10.2026; Objekti i email-it: Sales Account Manager**