Duke ngarkuar...

Specialist i Prokurimeve (Voix Le Studio)

Ecommerce-Albania

/job-details/10730

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 46 dite me pare
**Specialisti i Prokurimeve**
është përgjegjës për menaxhimin e furnizimeve të Business Hub Albania, duke siguruar disponueshmërinë e produkteve, materialeve dhe shërbimeve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të kompanisë.

**Kërkohen**
: Të sapodiplomuar dhe pa eksperiencë të mëparshme pune, por me profil të përshtatshëm për t'u formuar dhe zhvilluar brenda strukturës.

**Specialisti i Prokurimeve është përgjegjës për:**

- Kërkimin, kualifikimin dhe zhvillimin e furnitorëve të rinj dhe partnerëve prodhues;
- Menaxhimin e kërkesave për blerje dhe përgatitjen e porosive të furnizimit;
- Negocimin e kushteve tregtare, çmimeve, afateve të dorëzimit dhe kushteve kontraktuale;
- Monitorimin e ecurisë së porosive deri në dorëzimin përfundimtar;
- Verifikimin e përputhshmërisë së produkteve dhe shërbimeve të blera me kërkesat e përcaktuara;
- Mirëmbajtjen dhe përditësimin e databazës së furnitorëve;
- Bashkëpunimin me departamentet e kompanisë për planifikimin e furnizimeve;
- Përgatitjen e raporteve mbi kostot, performancën e furnitorëve dhe treguesit e procurement-it (KPI);
- Përdorimin e AI Tools për analizimin e ofertave, krahasimin e furnitorëve, optimizimin e
- Blerjeve, mbështetjen e negociatave dhe përmirësimin e efikasitetit të proceseve;
- Garantimin e respektimit të Corporate Policies, Standard Operating Procedures (SOP) dhe procedurave të kompanisë.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në Ekonomi, Supply Chain Management, Inxhinieri Menaxheriale,
- Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Industriale ose disiplina ekuivalente.
- Përvoja në aktivitetet e Procurement, Strategic Sourcing ose Supply Chain përbën kriter preferencial.
- Përvoja në menaxhimin e blerjeve të produkteve teknike, komponentëve mekanikë, elektronikë, elektromekanikë, pjesëve industriale të këmbimit, Pajisjeve të Mbrojtjes Individuale (DPI), pajisjeve profesionale dhe materialeve të destinuara për sektorët industrialë përbën kriter preferencial.
- Aftësi në negocim dhe menaxhim të furnitorëve.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Kompetenca në Procurement dhe Supply Chain
- Corporate Documentation System (CDS).
- Përdorim i avancuar i AI Tools për kërkimin dhe kualifikimin e furnitorëve, analizën krahasuese të ofertave, vlerësimin e produkteve, automatizimin e proceseve të procurement-it, analizën e të dhënave, mbështetjen e vendimmarrjes dhe përmirësimin e produktivitetit operativ.

**Ofrohet:**

- Trajnim ndërkombëtar menjëherë pas punësimit
- Kompania mbulon trajnimin, akomodimin dhe të gjitha shpenzimet e qëndrimit.