Duke ngarkuar...

TEKNIK NDËRTIMI / ARKITEKT NË ZBATIM

T&XH sh.p.k

/job-details/10729

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 46 dite me pare
BASHKOHU ME NJË PROJEKT QË KA HISTORI.

T&XH sh.p.k. po zgjeron ekipin teknik për projektin e restaurimit të Kalasë së Rozafës në Shkodër.

Kërkojmë një profesionist/e për pozicionin:

TEKNIK NDËRTIMI / ARKITEKT NË ZBATIM

Nëse ke mbi 2 vite eksperiencë profesionale dhe dëshiron të angazhohesh në një projekt ku zbatimi kërkon saktësi teknike, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajit, duam të të njohim.

Roli

Ndjekja dhe kontrolli i punimeve në kantier, në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike

Verifikimi i zbatimit të detajeve dhe kërkesave të projektit në terren

Koordinimi i punimeve me ekipet, specialistët dhe subjektet e angazhuara në projekt

Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe materialeve

Evidentimi, dokumentimi dhe raportimi i problematikave teknike

Ndjekja e progresit dhe dokumentacionit teknik të punimeve

Verifikimi i sasive dhe punimeve të realizuara në terren

Bashkëpunimi me drejtimin teknik për zgjidhjen e çështjeve të zbatimit

Ndjekja e zbatimit korrekt të ndërhyrjeve në përputhje me karakterin historik dhe arkitekturor të objektit

Kërkojmë

Diplomë në Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi ose profil të ngjashëm · Mbi 2 vite eksperiencë profesionale · Njohuri të mira të dokumentacionit teknik dhe proceseve të zbatimit · Aftësi organizative dhe komunikuese · Përgjegjshmëri dhe angazhim profesional.

📍 Shkodër | Kalaja e Rozafës

Nëse dëshiron të jesh pjesë e një projekti ku inxhinieria, zbatimi dhe ruajtja e trashëgimisë takohen, na dërgo CV-në.

📩 marketing@txh-shpk.com

📞 +355 69 833 7777

T&XH sh.p.k.

- Ndërtojmë me standard. Vendosim standarde të reja.