Duke ngarkuar...

Java Developer

dev.al

/job-details/10679

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Po kërkojmë zhvillues Java (senior) për t'iu bashkuar skuadrave tona të zhvillimit.

**Përgjegjësitë**

- Analiza e kërkesave dhe përkthimi i tyre në zgjidhje teknike të qarta
- Projektimi dhe zhvillimi i moduleve të reja, si dhe përmirësimi i atyre ekzistuese
- Përdorimi efektiv i asistentëve AI (p.sh. Claude Code, GitHub Copilot) për zhvillim, refaktorim, testim dhe dokumentim
- Rishikimi kritik i kodit, qoftë i shkruar nga njerëz apo i gjeneruar nga AI, për korrektësi, siguri dhe performancë
- Integrimi me sisteme të palëve të treta përmes REST/SOAP
- Integrimi i aftësive AI në produkte dhe procese të brendshme, aty ku sjellin vlerë reale
- Shkrimi i testeve të automatizuara dhe ruajtja e cilësisë në pipeline-in CI/CD
- Dokumentimi i komponentëve, arkitekturës dhe vendimeve teknike
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve në prodhim

**Kërkesat**

- Eksperiencë solide në Java moderne (17+) dhe Spring Boot
- Njohuri shumë të mira të REST API dhe SOAP
- Njohuri të thella të databazave relacionale (PostgreSQL, SQL Server, Oracle): modelim, optimizim query-sh, transaksione
- Kuptim i mirë i modeleve të dizajnit dhe arkitekturës
- Eksperiencë me teste të automatizuara (JUnit, Mockito, teste integrimi)
- Git, CI/CD dhe platforma ALM (Azure DevOps, Jira)
- Përvojë praktike me asistentë AI për programim dhe aftësi për t'i drejtuar ata me kontekst të qartë
- Ndërgjegjësim për sigurinë: trajtimi i të dhënave sensitive dhe kujdesi që të dhëna konfidenciale të mos ndahen me mjete të jashtme pa autorizim

**Përbëjnë avantazh**

- Eksperiencë në fintech ose sisteme bankare
- Njohuri të standardeve PCI DSS dhe kërkesave rregullatore për institucionet financiare
- Eksperiencë me integrimin e LLM-ve (API, RAG, tool calling / MCP)
- Docker, Kubernetes, cloud
- Angular ose Android Native
- Certifikimet OCA/OCP

**Procesi i seleksionimit**

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në një intervistë teknike, e cila përfshin një ushtrim praktik. Përdorimi i mjeteve AI gjatë ushtrimit lejohet dhe inkurajohet, sepse duam të shohim si punoni realisht, si e verifikoni rezultatin dhe si i argumentoni vendimet tuaja.