‘’Specialist Audit i Brendshem ’’
FED invest
/job-details/10649
**FED invest**
është një institucion i rëndësishëm financiar në Shqipëri, me një traditë 34 vjecare në treg, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. FED invest shpall pozicionin vakant:
**‘’Specialist Audit i Brendshem ’’**
**Departamenti Audit i Brendshem**
**Qëllimi i pozicionit**
**Të kontribuojë në vlerësimin e pavarur dhe objektiv të efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe proceseve të qeverisjes së institucionit, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme.**
**Përgjegjësitë kryesore**
- Kryen auditime sipas planit vjetor të auditimit të miratuar.
- Vlerëson sistemet e kontrollit të brendshëm dhe efektivitetin e tyre.
- Analizon proceset operative, financiare, kreditore dhe administrative.
- Vlerëson risqet operative, financiare, ligjore dhe të pajtueshmërisë.
- Kontrollon respektimin e akteve ligjore, rregulloreve dhe procedurave të institucionit.
- Harton raporte auditimi dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve.
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe raporton mbi progresin.
- Bashkëpunon me auditorët e jashtëm, autoritetet mbikëqyrëse dhe strukturat e tjera të institucionit.
**Kriteret e pranimit**
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Audit ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3–5 vite eksperiencë pune në audit të brendshëm, audit të jashtëm, menaxhim risku, pajtueshmëri (Compliance) ose kontroll të brendshëm.
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin financiar, bankar ose mikrofinanciar.
- Njohuri të mira të kuadrit ligjor dhe rregullator që rregullon veprimtarinë e institucioneve financiare.
- Njohuri mbi menaxhimin e riskut dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
- Aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe interpretimi të të dhënave financiare.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel dhe programeve të tjera të analizës së të dhënave.
- Integritet profesional, objektivitet dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
**Përbëjnë avantazh**
- Certifikime profesionale
Të interesuarit duhet të dergojne CV, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresen e e-mailit: hr@fedinvest.al
**Afati i aplikimit**
**Aplikimet pranohen deri më datë 13.10.2026.**
- **Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.**