Duke ngarkuar...

Menaxher Shitje (REAL ESTATE)

OMNES agency

/job-details/10609

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
OMNES Agency, në emër të një klienti, kërkon të punësojë një Sales Specialist për t’iu bashkuar ekipit të shitjeve në sektorin e pasurive të paluajtshme.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti fillestar deri në finalizimin e marrëveshjes.
- Prezantimi i ofertave dhe ndjekja e vazhdueshme e klientëve potencialë.
- Shoqërimi i klientëve gjatë vizitave, procesit të rezervimit dhe nënshkrimit të kontratave.
- Negocimi dhe finalizimi i shitjeve, duke garantuar një përvojë profesionale për klientin.
- Koordinimi me departamentet ligjore, financiare dhe teknike.
- Ndjekja e kontakteve potenciale (leads), përditësimi i të dhënave në CRM/Excel dhe raportimi periodik mbi rezultatet.

**Kërkesat:**

- Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje; eksperienca në Real Estate ose ndërtim përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të klientëve.
- Eksperienca në shitje me vlerë të lartë përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira organizative, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve.
- Njohuri në përdorimin e CRM dhe Excel.
- Leje drejtimi, kategoria B, përbën avantazh.

**Çfarë ofrohet:**

- Mundësi për zhvillim profesional në sektorin e pasurive të paluajtshme.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Paketë financiare dhe kushte pune sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.

- 📞 Për më shumë informacion: 069 205 7594