Duke ngarkuar...

Specialist/e Prokurimi

ATRONIX

/job-details/10598

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Qëllimi i Pozicionit**

Specialist/e e Prokurimit është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e proceseve të prokurimit të materialeve, komponentëve elektronikë dhe shërbimeve të nevojshme për funksionimin e fabrikës.

Pozicioni siguron furnizimin në kohë, me cilësinë dhe koston e përshtatshme, duke menaxhuar marrëdhëniet me furnitorët, negociatat, porositë, importet dhe proceset logjistike. Bashkëpunon ngushtë me Prodhimin, Planifikimin, Inxhinierinë, Cilësinë, Magazinen, Financën dhe Logjistikën për të garantuar vazhdimësinë e procesit të prodhimit.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

Planifikon dhe menaxhon nevojat për blerje të materialeve, komponentëve elektronikë, materialeve të konsumit dhe artikujve të tjerë të nevojshëm për procesin e prodhimit, në bashkëpunim me Planifikimin, Prodhimin dhe departamentet përkatëse.

Identifikon, vlerëson dhe përzgjedh furnitorë të rinj, si dhe menaxhon marrëdhëniet me furnitorët ekzistues, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të kompanisë për cilësi, kosto, kapacitet dhe afate furnizimi.

Kryen vlerësimin periodik të furnitorëve bazuar në cilësinë e produkteve, respektimin e afateve të dorëzimit, saktësinë e dokumentacionit dhe efektivitetin e reagimit ndaj problematikave. Monitoron statusin dhe performancën e furnitorëve në systemin Odoo dhe, sipas procedurave të kompanisë, propozon ose miraton kualifikimin, rikualifikimin apo skualifikimin e tyre. Bashkëpunon me Departamentin e Blerjes dhe Inxhinierisë për ndjekjen dhe përmirësimin e performancës së furnitorëve.

Kërkon dhe analizon oferta, kryen analiza krahasuese të çmimeve dhe kushteve të furnizimit dhe negocion çmimet, afatet e dorëzimit, kushtet e pagesës dhe kushtet e tjera kontraktuale.

Menaxhon dhe ndjek ciklin e porosive të blerjes, nga krijimi dhe konfirmimi i porosisë deri në dorëzimin dhe pranimin e materialeve në magazinë, duke ndërhyrë në kohë për çdo devijim nga afatet ose sasitë e konfirmuara.

Monitoron nevojat e prodhimit, nivelet e stokut, afatet e furnizimit dhe të dhënat në sistemet
**ERP/MRP,**

me qëllim sigurimin e disponueshmërisë së materialeve dhe shmangien e mungesave apo ndërprerjeve të prodhimit.

Identifikon dhe zbaton mundësi për optimizimin e kostove të blerjes, duke marrë në konsideratë çmimin, transportin, doganat, cilësinë, kushtet e pagesës dhe koston totale të furnizimit.

Identifikon dhe menaxhon rreziqet e furnizimit, veçanërisht për komponentët kritikë, komponentët me disponueshmëri të kufizuar ose që dalin nga prodhimi, dhe zhvillon burime alternative furnizimi për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit.

Bashkëpunon me Inxhinierinë dhe Cilësinë për verifikimin dhe aprovimin e komponentëve, materialeve dhe furnitorëve të rinj, si dhe për ndryshimet në specifikimet teknike dhe BOM.

Mbështet proceset e zhvillimit të produkteve të reja duke siguruar në kohë materialet dhe komponentët për prototipim dhe prodhim, si dhe bashkëpunon me ekipet teknike për kërkesat e proceseve
**SMT, THT dhe asemblimit të PCB-ve.**

Menaxhon dhe ndjek problematikat me furnitorët, duke përfshirë vonesat, mungesat, materialet jo-konforme, mospërputhjet në sasi, dokumentacion ose fatura, dhe koordinon marrjen e masave korrigjuese.

Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e nevojshëm për importin dhe eksportin e mallrave, duke përfshirë faturat, listat e paketimit, dokumentet e origjinës, certifikatat dhe dokumentacionin doganor.

Koordinon me agjencitë doganore dhe kompanitë e transportit për përfundimin në kohë të procedurave doganore dhe transportin e mallrave deri në dorëzimin në magazinë.

Siguron që dokumentacioni i blerjeve, importeve dhe dorëzimeve të jetë i plotë, i saktë dhe në përputhje me kërkesat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

Përgatit raporte dhe analiza periodike mbi blerjet, kostot, kursimet, performancën e furnitorëve, nivelet e stokut dhe rreziqet e furnizimit, duke mbështetur vendimmarrjen e menaxhimit.

Bashkëpunon me departamentet përkatëse për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të prokurimit, furnizimit dhe zinxhirit të furnizimit.

Siguron respektimin e politikave dhe procedurave të kompanisë, kërkesave ligjore, rregullave doganore dhe standardeve etike në të gjitha aktivitetet e prokurimit.

Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë

.

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

- T
ë ketë përfunduar universitetin, në degën Inxhinieri Elektronike ose fusha të ngjashme, Financë etj.
- Të paktën 3–5 vite përvojë pune në prokurim, blerje, zinxhir furnizimi ose pozicione të ngjashme.
- Përvoja në industri prodhuese, përbën avantazh.
- Përvojë në negocimin dhe menaxhimin e furnitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.
- Njohuri mbi proceset e importit, eksportit dhe procedurat doganore.
- Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve ERP/MRP dhe Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri mbi planifikimin e materialeve, menaxhimin e stokut, analizën e kostove dhe vlerësimin e furnitorëve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërpersonale dhe negociuese;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze (preferohet dhe gjuha Italiane).
- Aftësi në ‘’Microsoft Office’’ dhe me softuerët e aplikacioneve të biznesit, sistemet e blerjeve dhe planifikimit të burimeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis me ritme të shpejta dhe për të menaxhuar prioritete të shumta.