Human Resources Manager
Mektrin Motors
/job-details/10597
🚗 MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE*Roli*
Mektrin Motors kërkon të bashkohet me ekipin një
**Menaxhere të Burimeve Njerëzore**
, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e ciklit të plotë të marrëdhënies së punonjësit me kompaninë, nga rekrutimi dhe integrimi deri te menaxhimi i performancës dhe përfundimi i marrëdhënies së punës.
Pozicioni është
**me kohë të plotë dhe me vendndodhje në Durrës**
, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe programeve të HR në përputhje me objektivat e kompanisë dhe legjislacionin shqiptar të punës.
*Përgjegjësitë kryesore*
- Menaxhimi i proceseve të rekrutimit, përzgjedhjes dhe onboarding-ut.
- Menaxhimi dhe zhvillimi i proceseve të vlerësimit të performancës.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me punonjësit dhe adresimi i çështjeve të burimeve njerëzore.
- Hartimi, përditësimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të HR.
- Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin shqiptar të punës dhe kërkesat përkatëse.
- Mbështetja e drejtuesve në planifikimin e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjen menaxheriale.
- Koordinimi i programeve të trajnimit, zhvillimit profesional dhe mundësive të karrierës.
- Administrimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit dhe të dhënave konfidenciale të punonjësve.
- Koordinimi me departamentin e Financës për pagat, përfitimet dhe çështje të tjera administrative.
- Mbështetja e iniciativave për menaxhimin e ndryshimeve dhe zhvillimin e kulturës organizative.
- Krijimi dhe promovimi i një mjedisi pune pozitiv, gjithëpërfshirës dhe profesional.
*Kualifikimet dhe aftësitë*
- Eksperiencë e dëshmuar në funksionet kryesore të Burimeve Njerëzore, përfshirë rekrutimin, menaxhimin e performancës dhe marrëdhëniet me punonjësit.
- Njohuri të mira në hartimin e politikave të HR dhe legjislacionin e punës.
- Aftësi të forta organizative, menaxhim të kohës dhe zgjidhje problemesh.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi ndërpersonal.
- Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht prioritete dhe procese të ndryshme.
- Eksperiencë në koordinimin e trajnimeve, zhvillimit profesional dhe planifikimit të fuqisë punëtore.
- Njohuri në përdorimin e sistemeve HR, Microsoft Office dhe mjeteve të raportimit dhe analizës së të dhënave.
- Certifikimet profesionale në HR përbëjnë avantazh.
- Eksperiencë e mëparshme në një rol menaxherial HR ose Senior HR Generalist, preferohet në industrinë automotive, transport ose sektorë të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira të
**gjuhës shqipe dhe anglishtes**
.
- Përkushtim ndaj krijimit të një mjedisi pune të drejtë, gjithëpërfshirës dhe respektues.
Çfarë ofrojmë
Një mundësi për t'iu bashkuar një kompanie me portofol ndërkombëtar markash, në një mjedis profesional dhe dinamik, me mundësi për
**zhvillim profesional, bashkëpunim ndërdepartamental dhe rritje afatgjatë**
.
📍
**Vendndodhja:**
Durrës
💼
**Pozicioni:**
Human Resources Manager
🕐
**Orari:**
08:00 - 16:40
🏢
**Modaliteti:**
On-site