Duke ngarkuar...

Tourism Product Manager

Albania Holidays DMC

/job-details/10524

Tirana
full_time
Publikuar 47 dite me pare
**Albania Holidays, kompani turistike me mbi 20 vite eksperiencë në organizimin e udhëtimeve për turistë të huaj në Shqipëri dhe rajon, kërkon të zgjerojë ekipin me një Koordinator Turizmi.**

**Kërkesat**

- Diplomë universitare (Turizëm, Gjuhë të Huaja, Administrim Biznesi, Menaxhim, Marketing ose degë të ngjashme).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Italishtja ose një gjuhë tjetër e huaj (Gjermanisht, Frëngjisht ose Spanjisht) përbën avantazh.
- Rreth 2-3 vite eksperiencë pune.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
- Dëshirë për zhvillim profesional dhe për të mësuar më tej në fushën e turizmit.

**Përgjegjësitë**

- Komunikimi me partnerët tanë të huaj, kryesisht nëpërmjet e-mailit.
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët lokalë të turizmit për organizimin dhe realizimin e paketave turistike.
- Krijimi i ofertave dhe paketave turistike për turistë individualë dhe grupe.
- Organizimi, koordinimi dhe ndjekja e udhëtimeve turistike deri në realizimin e tyre.

**Çfarë ofrojmë**

- Program të strukturuar trajnimi dhe mentorimi për t'u integruar shpejt në mënyrën tonë të punës.
- Ambient pune modern dhe profesional në kompleksin KIKA 2.
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani me eksperiencë dhe reputacion në treg.

**Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në:**

**contact@albania-holidays.com**

**Ju mirëpresim!**