Duke ngarkuar...

Menaxher Produkti

DM Consulting Services

/job-details/10493

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Një kompani farmaceutike e suksesshme, me traditë shumëvjeçare në prodhimin dhe shitjen e barnave të cilësisë më të lartë dhe të produkteve të ngjashme, me qëllim zgjerimin e veprimtarisë, kërkon një anëtar të ri, të motivuar dhe të përgjegjshëm, për t’iu bashkuar ekipit të Përfaqësisë në Shqipëri në pozicionin:
**Menaxher Produkti**
.

**Vendi i punës:**
Shqipëri

**Detyrat**

- Identifikimi i mundësive të reja të biznesit (produkte të reja, klientë të rinj), si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekzistuese të biznesit;
- Konceptimi i reagimeve/kundërveprimeve efektive ndaj ndryshimeve në treg dhe monitorimi i veprimtarisë së konkurrencës;
- Zhvillimi në mënyrë të pavarur i trajnimit praktik për bashkëpunëtorët e rinj dhe ekzistues të shitjes, me qëllim përgatitjen e tyre për punë në terren;
- Hartimi dhe realizimi i planit vjetor të shitjes për produktet që ka në përgjegjësi, së bashku me eprorin;
- Planifikimi, koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve për produktet që ka në përgjegjësi, si dhe raportimi periodik (javor, mujor dhe vjetor) eprorit mbi realizimin e aktiviteteve të planifikuara;
- Konceptimi dhe realizimi i hedhjes në treg të produkteve të reja;
- Përcaktimi dhe zbatimi i strategjisë së marketingut dhe të pozicionimit të produkteve;
- Zhvillimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve me rrjetin e liderëve të opinionit dhe të vendimmarrësve;
- Konceptimi i materialeve të reja promovuese dhe edukuese;
- Organizimi i aktiviteteve të marketingut dhe pjesëmarrja në kongrese, simpoziume, seminare, takime të seksioneve dhe të shoqatave të mjekëve dhe farmacistëve;
- Formimi i vazhdueshëm profesional dhe ndjekja e informacionit më të fundit mjekësor;
- Përgatitja e analizave mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore të efektivitetit të shitjeve, si dhe përmirësimi i strategjisë për të siguruar rritjen e shitjeve të produkteve;
- Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetet dhe strategjitë e ardhshme për përmirësimin e pozicionit të produkteve, si dhe prezantimi i tyre para eprorëve;

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në mjekësi, farmaci, stomatologji ose ekonomi (arsim i lartë – VSS/Master profesional);
- Preferohet përvojë e mëparshme pune në të njëjtin pozicion ose në pozicione të ngjashme, së paku 3 vjet;
- Zotërim aktiv i gjuhës angleze dhe aftësi në përdorimin e kompjuterit;
- Fleksibilitet dhe aftësi të zhvilluara organizative, komunikuese dhe prezantuese;
- Orientim drejt suksesit dhe përmirësimit të cilësisë;
- Aftësi të mira analitike dhe raportuese;
- Gatishmëri për punë në terren;
- Leje drejtimi e kategorisë B.

**Ky njoftim është anonim. Emri i kompanisë do t’u bëhet i ditur kandidatëve që do të përfshihen në listën e ngushtë.**

- **Aplikimet e paplota dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.**