Duke ngarkuar...

Merchandise Manager

DEKRA Arbeit Group Albania

/job-details/10448

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Po rekrutojmë – Merchandising Manager**

**DEKRA Arbeit Albania**
, në emër të klientit të saj – një kompani shqiptare që operon në sektorin e tregtisë së pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit – është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit të saj.

Kjo është një mundësi e mirë për një profesionist me eksperiencë në
**Retail Space Planning, Visual Merchandising ose menaxhim të rrjetit të dyqaneve**
, i cili dëshiron të kontribuojë në zhvillimin dhe standardizimin e showroom-eve të kompanisë.

*Detyrat kryesore përfshijnë*
:

- Krijimin dhe mirëmbajtjen e standardeve të showroom-eve sipas madhësisë dhe ekspozimit;
- Përcaktimin e prioriteteve javore dhe mujore për ndërhyrjet në dyqane;
- Aprovimin e materialeve, paneleve, ndriçimit, signage dhe punimeve;
- Koordinimin me departamentet Operations, Sales, Procurement dhe Finance;
- Menaxhimin e Project Tracker për punët, kostot, afatet dhe statusin;
- Marrjen e vendimeve lidhur me hapësirën, ekspozimin dhe buxhetin;
- Kryerjen e review-ve mujore të performancës së dyqaneve, përfshirë auditimet dhe evidentimin e problematikave.

*Kualifikimet që kërkohen*
:

- Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, Retail Management, Marketing, Visual Merchandising ose fusha të ngjashme;
- Minimum 5 vite eksperiencë në Retail Space Planning, Visual Merchandising ose menaxhim të rrjetit të dyqaneve;
- Njohuri të mira në Space Optimization, Planograme dhe standardizim të koncepteve të showroom-eve;
- Eksperiencë në projektimin e ekspozimit sipas kategorive dhe marzhit;
- Njohuri në AutoCAD, SketchUp ose mjete të tjera projektimi përbëjnë avantazh;
- Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe vendimmarrje strategjike.

*Çfarë ofrohet*
:

- **Pagë konkurruese + bonuse**
në bazë të performancës;
- **Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim**
;
- Ambient pune
**bashkëkohor, mbështetës dhe profesional**
.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në:
**info.al@dekra.com**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me
**konfidencialitet të plotë**
sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë
*“Për mbrojtjen e të dhënave personale”*
.