Duke ngarkuar...

Agjent Shitjesh

OMNES agency

/job-details/10395

Tirana
full_time
Publikuar 47 dite me pare
**OMNES**

kërkon të punësojë për një klient,
**2 Agjentë Shitjeje**

, të cilët do të jenë përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve italiane në supermarkete dhe pika të ndryshme shitjeje.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Vizita dhe menaxhimi i pikave të shitjes në Tiranë dhe rrethe.
- Prezantimi dhe shitja e produkteve italiane, përfshirë
**proshuta, djathra cilësorë, verëra dhe pije alkoolike**
, etj.
- Marrja dhe ndjekja e porosive nga klientët.
- Menaxhimi i faturave dhe dokumentacionit të shitjes.
- Sistemimi dhe vendosja e produkteve në rafte.
- Kontrolli i datave të skadencës dhe gjendjes së produkteve.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me klientët.
- Arritja e objektivave të shitjes.

**Organizimi i punës:**

- **4 ditë në javë:**
Tiranë.
- **2 ditë në javë:**
Rrethe, si Korçë, Lushnjë, Pogradec, Shkodër etj.
- Kur puna zhvillohet në rrethe, nisja bëhet në orën
**06:00**
dhe përfundimi rreth
**17:30**
.
- Për ditët e punës në rrethe ofrohet
**15,000 Lekë shtesë**
.

**Orari:**

- **Tiranë:**
07:00 – 15:30
- **Rrethe:**
06:00 – 17:30

**Kërkesat:**

- **Patentë e kategorisë B**
, e detyrueshme.
- Eksperienca e mëparshme në shitje, veçanërisht në sektorin FMCG/ushqimor, përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie me klientët.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim të mirë.
- Gatishmëri për të udhëtuar në rrethe.