Duke ngarkuar...

Asistent/e Zyre

OMNES agency

/job-details/10383

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 46 dite me pare
OMNES, në emër të një klienti po kërkon të punësojë një Asistent/e Zyre, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e komunikimit me klientët dhe koordinimin e informacionit brenda kompanisë. Vendndodhja: Autostrada, pranë Neranx.

Përgjegjësitë kryesore:

• Menaxhimi dhe komunikimi me klientët.

• Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistem.

• Prezantimi dhe përcjellja e informacioneve përkatëse.

• Ndarja dhe përcjellja e informacionit tek departamentet përkatëse.

• Mbështetja në koordinimin e proceseve administrative të zyrës.

• Organizimi dhe ndjekja e detyrave të përditshme të zyrës.

Kërkesat:

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.

• Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave.

• Përpikmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.

• Korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.

• Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative ose të ngjashme përbën avantazh.

Orari i punës:

• E hënë – E premte: 08:00 – 17:00

• Pushim: 1 orë

• E shtunë: 08:00 – 14:00; 2 te shtuna janë pushim

• E diel: Pushim

Për më shumë detaje, mund të na kontaktoni në numrin +355 69 205 75 94