Duke ngarkuar...

Inxhinier/e Zbatimi (Enpi shpk)

ASEL Albania

/job-details/10330

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Inxhinier/e Zbatimi**
për Strukturat e Parqeve Fotovoltaike, me eksperiencë në verifikimin dhe drejtimin e punimeve në kantier, i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin korrekt të projektit strukturor në terren, drejtimin e punëtorëve dhe testimin e strukturave mbajtëse.

**Detyrat**

- Ndjekja dhe zbatimi në terren i projektit strukturor të parkut fotovoltaik (struktura mbi tokë, fikse ose me tracker).
- Verifikimi i përputhjes së montimit me vizatimet ekzekutive dhe specifikimet teknike.
- Drejtimi dhe koordinimi i punëtorëve dhe ekipeve të montimit në kantier.
- Planifikimi i punimeve ditore/javore dhe shpërndarja e detyrave.
- Kontrolli i pozicionimit, aksit, kuotës dhe vertikalitetit të strukturave mbajtëse.
- Verifikimi i thellësisë së ngulitjes së pilotave (piling) dhe i devijimeve nga projekti.
- Kontrolli i shtrëngimit të bulonave dhe i lidhjeve strukturore.
- Kryerja dhe ndjekja e testeve (pull-out, torque) të pilotave dhe strukturave.
- Kontrolli i hapësirave mes rreshtave dhe i gjeometrisë së përgjithshme të fushës.
- Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike gjatë zbatimit.
- Koordinimi me ekipin elektrik, topografin dhe nënkontraktorët.
- Kontrolli i materialeve në hyrje të kantierit dhe menaxhimi i burimeve.
- Garantimi i respektimit të rregullave të sigurisë në kantier.
- Përgatitja e raporteve ditore dhe dokumentacionit fotografik të punimeve.

**Kualifikimet**

- Arsim i lartë në Inxhinieri Ndërtimi/Strukturë.
- Eksperiencë e mëparshme në zbatim dhe drejtim kantieri.
- Njohuri të mira në lexim projektesh dhe vizatimesh teknike strukturore.
- Eksperiencë në parqe fotovoltaike.
- Aftësi të forta organizative dhe drejtuese të ekipeve në terren.
- Njohuri të programeve bazë teknike (AutoCAD, Excel).
- Patentë kategoria B; gatishmëri për qëndrim pranë kantierit.
- Përgjegjshmëri, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt cilësisë.