Graphic Designer Social Media (Sinteza Digital)
Retail Albania
/job-details/10245
Sinteza po kërkon një
**Graphic Designer kreativ mashkull**
, me eksperiencë në krijimin e përmbajtjes vizuale për Instagram dhe rrjete të tjera sociale.
Kërkojmë dikë që kupton se një postim nuk duhet vetëm të duket bukur, por edhe të tërheqë vëmendjen, të komunikojë qartë mesazhin dhe të jetë në përputhje me identitetin e brandit.
**Detyrat**
- Krijimi i postimeve, carousel-eve, story-ve dhe materialeve të tjera vizuale për Instagram.
- Përshtatja e dizajneve sipas identitetit dhe objektivave të çdo klienti.
- Krijimi dhe editimi i videove të shkurtra për Reels dhe Story.
- Zhvillimi i koncepteve kreative për fushata dhe kalendarë mujorë të përmbajtjes.
- Përpunimi i materialeve fotografike dhe grafike.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe menaxhimit të rrjeteve sociale.
- Raportimi mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve.
**Kualifikimet**
- Minimumi 2 vjet eksperiencë në dizajn grafik, mundësisht për rrjete sociale.
- Portfolio që përfshin postime për Instagram, carousel-e, story, Reels ose fushata digjitale.
- Njohuri shumë të mira të Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
- Aftësi në editimin e videove të shkurtra; njohja e Adobe Premiere Pro ose After Effects përbën avantazh.
- Kuptim i mirë i formateve, përmasave dhe tendencave aktuale të Instagramit.
- Aftësi për të ruajtur konsistencën vizuale të një brandi.
- Kreativitet, origjinalitet dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira organizimi dhe respektim të afateve.
- Komunikim dhe bashkëpunim i mirë në ekip.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
**Çfarë ofrojmë:**
- Respektim të të drejtave të punëmarrësit sipas Kodit të Punës.
- Ambient pune gjithëpërfshirës, motivues dhe pozitiv.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Projekte me klientë dhe industri të ndryshme.
- Fundjavat pushim.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj dhe një portfolio të punëve tuaja më të mira.
Aplikimet pa portfolio nuk do të merren në konsideratë.