Duke ngarkuar...

Specialist i Përputhshmërisë

ProCredit Bank Albania

/job-details/10241

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi i Pozicionit:**

ProCredit Bank është në kërkim të një personi të kualifikuar, të motivuar dhe entuziast, i cili do t’i bashkohet Njësisë së Përputhshmërisë, në pozicionin e Specialistit të Përputhshmërisë.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Ndjek rregullisht publikimet në Fletoren Zyrtare dhe aktet rregullatore të Bankës së Shqipërisë në faqen e saj zyrtare, me qëllim identifikimin e kërkesave dhe ndryshimeve rregullatore me ndikim në veprimtarinë e Bankës.
- Vlerëson ndikimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore dhe rregullatore në veprimtarinë e Bankës dhe në kuadrin e përputhshmërisë, si dhe ndjek zbatimin e tyre nga njësitë përgjegjëse të Bankës.
- Vlerëson dhe dokumenton rreziqet e përputhshmërisë në njësitë e Bankës. Është përgjegjës për vlerësimin e ndryshimeve në legjislacionin e zbatueshëm për të dhënat personale dhe ndjek implementimin e ndryshimeve në këtë fushë nga strukturat e tjera në bankë.
- Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta (BSH, ASD, KMDP, Autoriteti i Konkurrencës, QKB, etj.).
- Jep opinion për trajtimin e kërkesave nga palët e treta, sipas procedurave të bankës.
- Menaxhon dhe trajton ankesat e klientëve të bankës sipas procedurës së Administrimit të Ankesave në bankë.
- Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës, siç kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme apo palë të treta në emër të bankës.
- Raporton te eprorët për çështjet e përputhshmërisë në bankë.

**Kualifikimet**

- 3+ vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
- Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi, Biznes ose Financë.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi.
- Energjik, i organizuar dhe veçanërisht shumë i vëmendshëm për detaje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi personal.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
**burime.njerezore@procredit-group.com**

Afati i aplikimit është deri më datë
**1 tetor 2026.**

Ju lutem vini re:
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.*

***ProCredit Bank sh.a.***
*deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në*
***Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”***
*dhe*
***Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”***
*. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.*

***ProCredit Bank sh.a.***
*ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon*
***ProCredit Bank sh.a.***
*dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.*

*Individët që aplikojnë pranë*
***ProCredit Bank sh.a.***
*pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.*

*Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a*
burime.njerezore@procredit-group.com