Duke ngarkuar...

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë

Albanian Digital Solution

/job-details/10216

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
🚀
**ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. zgjeron ekipin!**

Shpallim konkurrimin për
**2 (dy) vende të lira pune**
në pozicionin:

☁️
**Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë**

🔹
**Kërkesat kryesore:**

✔ Diplomë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme

✔ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

✔ Të paktën 5 vite përvojë profesionale në fushë

✔ Certifikimet AWS, Azure, GCP ose certifikime të tjera përkatëse përbëjnë avantazh

✔ Gatishmëri për orar zyrtar, shërbim
*on-call*
dhe rotacion sipas nevojës

🔹
**Profilet e kërkuara:**

• Cloud Architect – AWS, Azure, GCP dhe arkitekturë multi-cloud ose hibride

• Kubernetes & Container Platform Engineer – orkestrimi, service mesh dhe CI/CD

• Virtualizim & Infrastrukturë – hypervisor, storage dhe networking virtual

• Infrastructure as Code & Automatizim – Terraform, Ansible dhe GitOps

• Storage, Backup & DR Platform – ruajtje, replikim dhe rikuperim nga fatkeqësitë

🔹
**Detyrat kryesore:**

• Projektimi dhe implementimi i zgjidhjeve të avancuara teknologjike

• Hartimi dhe administrimi i infrastrukturës si kod – IaC

• Vlerësimi teknik i teknologjive të reja dhe rekomandimi i adoptimit të tyre

• Optimizimi i performancës, disponueshmërisë dhe kostove të infrastrukturës

• Mbështetja e ekipeve Squads dhe DevSecOps me ekspertizë të specializuar

• Hartimi i dokumentacionit teknik, runbook-eve dhe procedurave operative

• Mentorimi i ekspertëve të mesëm dhe specialistëve të njësisë

🔹
**Dokumentet e aplikimit:**

• Kërkesë për aplikim

• CV

• Fotokopje e diplomës dhe listës së notave

• Fotokopje e librezës së punës, vetëm faqet e plotësuara; vërtetim i kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-Albania; ose vërtetim i lëshuar nga punëdhënësi

• Fotokopje e certifikatave të kualifikimit, nëse ka

• Vërtetim i gjendjes gjyqësore

• Numër telefoni dhe adresë e plotë kontakti

📝
**Procesi i përzgjedhjes:**

1️⃣ Testim me shkrim

2️⃣ Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në testimin me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës.

⚠️ Mosparaqitja e dokumentacionit të plotë brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikimin e kandidatit.

📅
**Afati i aplikimit: 28.09.2026**

📩
**Dërgoni aplikimin në:**
burime.njerezore@ads.com.al