Inxhinier Shitjesh – Konsulent Teknik (Sales Engineer)
Airblock Albania
/job-details/10147
**Airblock Albania po zgjeron ekipin dhe kërkon një Sales Engineer – Technical Consultant.**
Kandidati do të ketë një rol aktiv në zhvillimin e marrëdhënieve me klientët industrialë, me fokus kryesisht në punën në terren dhe vizitat teknike. Roli përfshin identifikimin e nevojave të klientit, kuptimin e aplikimit dhe propozimin e zgjidhjeve të përshtatshme teknike dhe komerciale.
💼
**Responsibilities**
- Kryerja e vizitave dhe takimeve me klientë ekzistues dhe potencialë, kryesisht në terren
- Identifikimi dhe analizimi i nevojave dhe aplikimeve teknike të klientëve
- Propozimi i zgjidhjeve të plota teknike dhe komerciale sipas kërkesave të çdo projekti
- Ofrimi i konsulencës dhe mbështetjes teknike gjatë procesit të shitjes
- Përgatitja, prezantimi dhe follow-up i ofertave
- Negocimi, mbyllja dhe menaxhimi i marrëveshjeve
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Identifikimi i klientëve, projekteve dhe mundësive të reja për bashkëpunim
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës
- Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe atë të shitjeve për realizimin e projekteve dhe objektivave
🎯
**Qualifications**
- Diplomë universitare, preferohet në Inxhinieri Mekatronike, Mekanike, Elektrike ose profil tjetër teknik të përafërt
- Minimumi 3 vite eksperiencë relevante, preferohet në shitje teknike, industri, mirëmbajtje ose automatizim
- Aftësi për të kuptuar dhe analizuar kërkesat dhe problematikat teknike të klientëve
- Gatishmëri për punë në terren dhe vizita të shpeshta pranë klientëve
- Patentë drejtimi, Kategoria B
- Njohuri të mira të MS Office – Word, Excel dhe Outlook
- Njohja ose eksperienca me programe ERP përbën avantazh; Airblock Albania përdor BilanceWeb
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi
- Përgjegjshmëri, organizim, menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi për punë në ekip
🚀
**What Airblock Albania offers**
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve
- Trajnim të vazhdueshëm teknik dhe komercial
- Mundësi për të punuar me teknologji në ajrin e komprimuar, pneumatikë, vakum, gjenerim azoti dhe automatizim industrial
- Kontakt të drejtpërdrejtë me industri dhe aplikime të ndryshme teknike
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim profesional
Nëse ke profil teknik, të pëlqen puna në terren dhe dëshiron të kombinosh inxhinierinë me shitjet dhe marrëdhëniet me klientët, mirëpresim aplikimin tënd.
📩
**Bëhu pjesë e Airblock Albania – ku shitja fillon nga të kuptuarit e aplikimit dhe ndërtimi i zgjidhjes së duhur.**