Duke ngarkuar...

INXHINIER/E NDËRTIMI (KANTIER)

Texas Development

/job-details/10145

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi i Kompanisë**

Texas Development është një kompani moderne e zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit, e themeluar nga investitorë, specialistë të pasurive të paluajtshme, arkitektë dhe ekspertë teknikë me përvojë të gjerë ndërkombëtare. Duke ndërthurur dizajnin italian, teknologjinë gjermane dhe praktikat anglo-saksone të menaxhimit, kompania zhvillon projekte rezidenciale me standarde të larta, që ofrojnë cilësi, komoditet dhe vlerë afatgjatë. Në Texas Development, ne nuk ndërtojmë thjesht godina – ne krijojmë hapësira për një mënyrë jetese moderne dhe të sofistikuar.

**Përshkrimi i Pozicionit**

**Inxhinier/e Ndërtimi (Kantier)**
është një pozicion me kohë të plotë, me bazë në Tiranë.

Personi që do të mbajë këtë pozicion do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punimeve në kantier, duke garantuar që projektet të realizohen në përputhje me dokumentacionin teknik, kontratat, standardet e cilësisë dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat kryesore përfshijnë hartimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, kontrollin e punimeve sipas projektit të zbatimit, specifikimeve teknike dhe kontratave të sipërmarrjes, monitorimin e cilësisë dhe sigurisë në kantier, si dhe planifikimin dhe koordinimin e fronteve të punës me kontraktorët dhe ekipet teknike përkatëse.

Pozicioni kërkon gjithashtu mbikëqyrjen e zbatimit të proceseve të ndërtimit, identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike në terren, si dhe sigurimin e respektimit të afateve dhe standardeve të kompanisë.

**Kualifikimet**

- Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin ose mbikëqyrjen e punimeve në kantier.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar të ndërtimit, VKM-ve dhe standardeve teknike në fuqi.
- Aftësi për të hartuar dhe administruar dokumentacionin tekniko-ligjor të projekteve.
- Eksperiencë në kontrollin e punimeve sipas kontratave të sipërmarrjes, projektit të zbatimit, preventivit, specifikimeve teknike dhe kushteve teknike të zbatimit.
- Aftësi për të monitoruar cilësinë e punimeve dhe zbatimin e standardeve të sigurisë në kantier.
- Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e fronteve të punës dhe bashkëpunimin me kontraktorë e ekipe teknike.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problematikave teknike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Integritet profesional dhe angazhim për realizimin e projekteve me standarde të larta.